Konflikt me thika mes të rinjve në Angli, humb jetën 15-vjeçari shqiptar (Zbulohet emri) 

0
2841

Një 15-vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë në Angli. Sipas mediave vendase Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire.

 Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15 vjeçari shqiptar.

Nëna e tij, Vera Gashaj, tha se ajo kishte paralajmëruar autoritetet për sigurinë e djalit, pasi kishte vërejtur se kishte zënka kohët e fundit.

“Unë i thashë policisë djali im nuk ishte i sigurt”, ka thënë ajo për The Sun.

Më tej ajo ka shtuar se djali kishte pasur 2-3 herë konflikte kohët e fundit dhe se kishte thyer edhe krahun, ndërsa i kishte thënë së ëmës se ishte rrëzuar nga biçikleta.

Nëna me origjinë nga Kosova, shtoi: ‘Doja të ndihmoja. Ai do të thoshte gjithçka për mua. Ai ishte fëmija im, ishte ylli im”.

Dy djem të moshës 15 vjeç dhe një adoleshent i tretë 17 vjeç janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes dhe janë në paraburgim, tha dje Policia e Thames Valley.

Oficerët besojnë se sulmi mund të jetë dëshmuar nga të rinj të tjerë, disa prej të cilëve mund ta kenë filmuar atë në smartphone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here