Ngritja e organeve të sistemit të drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Zbatimit të Ligjit seancë dëgjimore me kreun e KLP-së, caktohet ora dhe data

0
324

Ditën e nesërme para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi do të raportojë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. 

Seanca është parashikuar të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Mësohet se Ibrahimi do të raportojë për punën që po bëhet për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës, që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here