Gjykata e Apelit ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit. Gjykata e Apelit Shkodër me trup gjykues të përbërë nga relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtarë Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta vendosën sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke prishur vendimin e shkallës së parë dhe vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe ceshtja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues. Tashmë pritet që me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër ceshtja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë. Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës. Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.