E rëndë/ Kërkoi favore seksuale nga studentja, pedagogu në Elbasan pëson atak kardiak

0
483

Pedagogu që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin Stop është shtruar me urgjencë në pavionin e kardiologjisë në QSUT.

Mësohet se Denis Himçi ka pasur shqetësime në zemër dhe është dërguar në spital me urgjencë.

Mjekët kanë konstatuar diagnozën e hipertrofisë së ventrikulit të majtë.

Dyshimet janë se shkak i sëmundjes ka qenë tensioni i lartë arterial që mund të ketë pasur pedagogu.

Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do ta ndihmonte të kalonte, por i kërkonte puthje në shkëmbim të ndihmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here