Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi dy motra 12 dhe 16 vjeç u bindën të shkonin në shtëpinë e një biznesmeni nga San Severino, dhe aty janë dhunuar nga dy burra të tjerë. Vajzave iu janë grisur rrobat, me dhunë janë përdhunuar.
Ky është episodi më i rëndë i treguar në një proces gjyqësor, ku tre persona janë vënë në akuzë nga gjykata italiane e tre janë dënuar. Dënimi më i lartë ishte për një 50-vjeçar shqiptar, me 12 vjet burg, për sipërmarrësin 10 vjet dhe për shqiptarin tjetër 43- vjeçar, 9 vite burgim.
“Na kanë bindur që të dalim me ta, duke na ofruar veshje dhe darka, pastaj na kanë përdhunuar dhe na kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk do të shkonim më me ta, për të kryer marrëdhënie intime”, është shprehur një nga vajzat.
Vajzat kanë treguar se tre të pandehurit, italiani dhe dy shqiptarët, njëri prej të cilëve mik me familjen e vajzave, u kanë bërë kohë pas kohe dhurata, me qëllim joshjen dhe tu ndërronin mendjen.
Shqiptari 50 vjeçar, (emrat e të pandehurve nuk bëhen të ditura, për të mbrojtur anonimatin e vajzave të abuzuara, sqarojnë mediat italiane), gjatë vitit 2010, e ka torturuar 12 vjeçaren dhe e ka detyruar të kryejë raport seksual pasi e kishte marrë në makinën e tij. Po atë ditë, është përdhunuar edhe motra e saj më e madhe, por nga sipërmarrësi italian.
“Na kanë manipuluar. Kemi jetuar një makth”, kanë treguar ato në gjyq. Filluan kërcënimet me vdekje dhe se do ti bënin keq familjes tonë . Në këtë mënyrë na detyronin të dilnim me ta sa herë na merrnin në telefon”, thuhet në dëshminë e vajzave.