Krimi Ekonomik në Vlorë vë nën hetim 23 punonjës të Kadastrësë.
Shkak për këtë është bërë tjetërsimi i pronave. Mësohet se punonjësit, të cilët janë tashmë nën hetim, akuzohen se i kanë dhënë një personi tjetër pronën e një qytetari.
Ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik, kanë zbarkuar në zyrtar e Hipotekës së Vlorës dhe kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur.
Mësohet se është ngritur një grup pune, që ka nisur të hetojë të gjitha pronat, për të cilat ka pasur një zbatim vendimi. Dyshimet janë se janë kryer praktika korruprive.