Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Në konfliktin ku janë përdorur edhe armë të ftohta si thika, një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, rreth orës 04:30.
I lënduari është transportuar në spitalin Rajonal dhe po merr mjekim. Ndërkohë një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me ngjarjen dhe shkaqet pritet të zbardhen nga veprimet e mëtejshme hetimore.