Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në ambjentet e Presidencës.Mësohet se takimi i mbajtur në Presidencë ka zgjatur rreth një orë. Takimi i Bashës me Metën vjen pas kthimit të kryedemokratit nga punimet e Asamblesë së PPE në Bruksel dhe dy ditë pas raportimit të Presidentit në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.










































