Foto-ja që ka prekur mijëra zemra! Ky është detaji më emocionues në ndeshjen Angli-Kosovë

0
340

Përfaqësuesja e Kosovës u përball mbrëmjen e së hënës me Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Përtej asaj çka u pa në fushë, një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, një detaj shumë interesant ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për operatorin  Chris James. Ju do të pyesni pse pikërisht ai, kur në një ndeshje janë dhjetëra operatorë… Rastësia është mbreti i botës dhe kjo shprehje mund të themi se vlen në këtë rast.

Dje Chris James ka filmuar ndeshje e përfaqësueses së Kosovës, një shtet i lirë… por 22 vite më parë, në vitin 1997, Chris James ka xhiruar në Kosovë situatën e tensionuar dhe fillimet e luftës me Serbinë. Gazetari i ITV Sport, Garbiel Clarke tregon se  James ka qenë reporter në atë kohë, duke filmuar operacionet ushtarake ndërkombëtare dhe rolin e Britanisë së Madhe.

Pa dyshim ky ishte detaji më emocionues në ndeshjen Angli-Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here