Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani në bazë të ligjit për dekriminalizimin.Drejtoria e dekriminalizimit pritet të njoftojë kryebashkiakun për të ofruar shenjat e gishtërinjve, por edhe të nisë hetim mbi të shkuarën e tij dhe dokumentet e identifikimit që ka përdorur gjatë kohës që PD pretendon se ka qenë i arrestuar në Itali dhe më pas i dënuar në Maqedoni. Ky është rasti i tretë që pas denoncimeve të demokratëve, Prokuroria iu drejtohet autoriteteve të huaja për t’u informuar mbi aktivitetin jashtë vendit të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga vota e 30 qershorit.










































