Vranë studenten dhe e hodhën në det, çfarë ndodhi në gjyqin që u zhvillua për shqiptarin dhe shokun e tij grek

0
280

Autoritetet greke kanë shtyrë me 6 muaj gjyqin për Aleksandër Lucën dhe shokun e tij grek Manolis Koukouras.

Të dy djemtë akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes, Eleni Topaudhi, 21 vjeçe.

Kjo e fundit ishte nga Janina dhe studionte në Universitetin e Rodosit, shkruajnë mediat greke.

Duke qenë se nuk kishte miq, ajo ishte e prirur për t’u shoqëruar me persona jo shumë të njohur për të.

Studentja u ftua në apartamentin e njërit prej djemve, me qëllim që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Vajza nuk pranoi dhe djemtë e kërcënuan me fjalë dhe me thikë, ndërsa pasi u tha se do t’i denononte në polici, ato e rrahën edhe më keq.

Më pas dy djemtë e dërguan vajzën në zonën bregdetare dhe e hodhën nga lartësia në ujë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, ku pati edhe protesta.

Dy djemtë ndërkohë bëjnë fajtor njëri-tjetrin për ngjarje  e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here