Rusia do të ndërtojë bashkarisht me Indinë nëndetëset e gjeneratës së fundit

0
493

Rusia ka ofruar të krijojë dhe ndërtojë në bashkëpunim me Indinë nëndetëse luftarake me pavarësi të lartë nga ajri, sipas mediave ruse që thanë sot se propozimi u bë në një takim të  kryeministrit indian Narendra Modi dhe atij rus Vladimir Putin në Vladivostok të Rusisë. Propozimi thotë se kantieret ruse në bashkëpunim me ato indiane do të dizenjojnë bashkarisht prototipet me të drejta të përbashkëta intelektuale, që do të ndahen mes dy vendeve. Propozimi përfshin elementë si AIP (sistemi i shtytjes me pavarësi nga ajri) që rrit mbijetesën e mjeteve nën ujë. Sistemi përdor një sasi gazi të lëngshëm për karikiin e baterive të nëndetses me të cilën ato qëndrojnë më gjatë në ujë.  Marina indiane thotë që nëndetëset do të ndërtohen me çelik indian, dhe raketa indiane. Në qershor Indian nisi projektin $6.5 miliardësh të armatimeve për të cilin konkurrojnë grupi rus Rosoboronexport, kompania gjermane Thyssenkrupp Marine Systems, Naval Group nga Franca dhe Kockums nga Suedia. Marina indiane ka aktualisht 14 nëndetse konvencionale, dy nëndetse me shtytje bërthamore dhe një nëndetëse të shpejtë ruse sulmuese. Sipas planit 30-vjeçar të vitit 1999 India kërkon të ketë të paktën 24 deri në 2030 për të ruajtur superioritetin në Oqeanin Indian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here