E veshur klas, me një fustan të zi, që i nxjerr në pah dekoltenë, një gjerdan fin në qafë, Klaudia Pepa ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë shkruar për të.
Klaudia Pepa po e zhvillon karrierën në vendin fqinj, Itali. Vetë balerina ka publikuar artikujt të ndryshëm që shkruajnë për pjesmarrjen e balerinës në Festivalin e Filmit në Venecia.
Revista prestigjoze Vogue, ndër të tjera ka përmendur dhe Klaudia Pepën: ” Klaudia Pepa ecën në tapetin e kuq përpara shfaqjes së Mysafirit të Nderit gjatë Festivalit të 76-të të Filmit në Venecia”.
Balerina ka fituar vëmendjen e mediave për pamjen e saj tërheqëse dhe sensuale, me një fustan klas dhe të thjeshtë që nxirrte në pah armët e saj më të forta.