Erdogan: Do të hapim portat për emigrantët

0
292

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se do të hapë portat për emigrantët, nëse nuk merr mbështetjen e domosdoshme nga bota. Erdogan ka folur në takimin me përfaqësuesit e qytetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, ndërsa u përqëndrua në çështjen e emigrantëve. “Do të detyrohemi të hapim kufijtë. A do ta bartim barrën vetë? Nuk kemi marrë mbështetjen e nevojshme nga bota, kryesisht nga Bashkimi Evropian kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës në lidhje me emigrantët që kemi pritur”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Anadolu. Ai shtoi se vendi i tij synon të vendosë së paku 1 milion sirianë përgjatë kufirit të gjatë 450 kilometra, në një rajon ku do të formohet një zonë e sigurisë. “Jemi të vendosur të fillojmë formimin e zonës së sigurisë në lindje të Eufratit deri në fund të shtatorit”, tha Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here