Një 20-vjeçare nga Tirana është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të fusë drogë në burg.
20-vjeçares me inicialet N.D. iu gjetën gjatë kontrollit fizik 45.1 gram kanabis.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasen:
D.N., 20 vjeçe, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.