“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”, kështu e nis britanikja “Daily Mail” shkrimin, një investigim i cili nxjerr në pah se si të dënuarit shqiptar në burgjet angleze përdorin lirshëm celularë dhe komunikojnë me botën jashtë përmes rrjeteve sociale.
“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje. Ata përdorin celularë dhe bëjnë festa të çmendura në qelitë ku vuajnë dënimin. Të tjerët kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë buegjeve. Një hetim i Daily Mail identifikoi se të paktën 7 të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale. Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.” citohet ne shkrim.
Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz. Në një postim ai shkruan “Zjarr në qeli”, të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg. Një i dënuar me 9 vjet burg për drogë dhe që ishte anëtari i një bande famëkeqe, ka thënë për një reporter se ai ka paguar 1500 paund për të marrë telefonin në burg.
.Një tjetër gangster në burgun e Kategorisë C ka përdorur telefonin e tij për të kontaktuar një tjetër kriminel përmes medieve sociale. Ndërkohë, kreu i një bande të rrezikshme, i dënuar me 6 vjet burg pasi tentoi t’i ikte policisë me makinën që po transportonte drogë, me një vlerë prej 1 milion paundësh. Ai postoi një foto të vetes së tij, duke shijuar një vakt të shijshëm në ditën e Bajramit, festës myslimane.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson investoi 100 milion paund, për të ndalur përdorimin e celularëve në burg, apo substancave që nxisin krimin dhe çrregullimin . Ministri i burgjeve, Lucy Frazer, tha javën e kaluar se problemi i celularëve ishte ‘përmirësuar’ për shkak të qëndrimeve të ashpra që janë marrë nga qeveria. Por Daily Mail ka identifikuar dhjetëra foto dhe video të postuara nga kriminelët famëkeq , që përdorin telefona në burg. Disa të burgosur i përdorin ata për të postuar veten, teksa janë duke parë futboll në TV dhe duke folur me të afërmit e miqtë.
Pasi Daily Mail ka publikuar investigimin, Ministria e Drejtësisë, tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime që pritet të përfshijnë kohën shtesë pas hekurave. Një faqe në Facebook, “The Best”, i drejtuar nga shqiptarët në burg ka më shumë se 70,000 ndjekës. Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.
Ai i tha një reporteri nga Facebook se ishte ‘në burg’ dhe madje me krenari i dërgoi një shkrim gazete për dënimin e tij për trafikun e drogës. I pyetur se sa kushtoi të futej një telefon në burg, ai tha: ‘1.500 paund’. Një tjetër i burgosur duke postuar video në grupin ‘The Best’ në Facebook foli për ndjekësit edhe për markat e telefonave që ka përdorur. Ai tha: ‘Unë kam përdorur Samsung dhe iPhone por mendoj se Sony është më i mire’. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: ‘Kjo sjellje nuk do të tolerohet kurrë dhe personat e përfshirë në shkelje të tilla do të ndëshkohen. Qeveria është e vendosur të rindërtojë besimin në sistemin e drejtësisë. Facebook tha: ‘Kur ne njoftohemi për llogari aktive që përdoren nga burgu, ne zbatojmë urdhrat ligjorë për t’ua bllokuar.’