U përfol se janë ndarë, Albi Nako lë Albën dhe zgjedh balerinën kolumbiane

0
386

Koreografi Albi Nako dhe balerina, Alba Hoxha janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, e cila sipas burimeve ka marrë fund ende pa u bërë publike nga personazhet e famshëm të shoëbiz-it. Por, duket se pas kësaj ‘ndarjeje’ edhe postet e tyre në Klan TV kanë ndryshuar.

Albi Nako prezantoi kastën e tij të balerinëve për sezonin e ri të spektaklit “Dance Ëith Me”, dhe menjëherë u vu re mungesa e Albës. Në krye qëndronte balerina me origjinë kolumbiane, Rosalinda Nocito që duket se do të spikasë këtë puntatë.

Nga ana tjetër Alba Hoxha ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, se përveç prezantimit të motit, i është besuar një detyrë e rëndësishme në emisionin Stop, si koreografe e velinave.

Pak kohë më parë çifti i supozuar i balerinëve, Albi Nako dhe Alba Hoxha, sipas zërave që qarkulluan në median rozë, i dhanë fund lidhjes së tyre, ende pa e bërë publike. Shkak për këtë u that ë ishin prindërit e balerinës, që nuk përshtateshin me këtë lidhje, me një diferencë të theksuar moshe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here