‘U shpërblye me 230 mijë euro’, PD nxjerr të tjera fakte për Agim Kajmakun

0
420

PD ka publikuar sot faktet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Kajmakun, pas publikimit të fakteve se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikimin parash. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se Agim Kajmaku ka marrë nga pushteti i Ramës 2.6 milionë euro.

“Gjatë fushatës së Partisë socialiste, Edi Rama ka paguar 230 mijë euro Agim Kajmakun”, tha Vokshi. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI:

2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të falsifikuara. Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.

Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here