Zjarri i rënë dje në Delvinë vazhdon të përhapet duke djegur sipërfaqe të tëra pylli.
Nga informacionet e fundit, flakët po iu afrohen banesave në distancë 700 metra. Numri i forcave zjarrfikëse është shtuar me efektivë nga Saranda dhe Finiqi.
Duket se terreni i thyer ka vështirësuar punën e zjarrfikëseve për neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes raportoi dje se zjarri nuk ka rënë as pranë puseve të naftës, as pranë Syrit të Kaltër. Në raportimin e djeshëm, thuhej se flakët po viheshin nën kontroll.