Google search engine
Home Aktualitet “Më kërkuan para për të dalë me shoqet”, del dëshmia e babait...

“Më kërkuan para për të dalë me shoqet”, del dëshmia e babait të dy vëllezërve Kusi, ja si e mori vesh ai se në shtëpinë e tij ishte vrarë Indrit Çelaj

0
524

Vrasja e Indrit Çelajt disa ditë më parë tronditi mbarë opinionin publik. Së fundmi  Bujar Kusi, pronari i vilës ku ndodhi krimi, babai i dy vëllezërve Albano dhe Griseldo ka treguar se si  ka mësuar se çfarë kishte ndodhur.

Ai ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga një telefonatë e policisë. Po ashtu ai ka thënë se në dijeninë e tij, dy djemtë ishin në plazh me dy shoqe, të cilat ai nuk e dinte se kush ishin.

Babai i dy djemve ka treguar se ata i kishin kërkuar edhe para për të shkuar në plazh.

Kujtojmë këtu se Indrit Çelaj ishte vetëm 26 vjeç dhe se ai u vra teksa ishte duke punuar.

Dëshmia e plotë e Bujar Kusit

Sot më datën 22 gusht, në orën 07:00 të mëngjesit, kam shkuar në Kombinat te dyqani im, i cili ndodhet në qendër të Kombinatit, është byrektore. Aty kam qëndruar deri në orën 12:30. Rreth orës 11:00 më ka marrë në telefon djali im, shtetasi Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën e parave prej 50 mijë lekësh të rinj. Unë e kam pyetur se për çfarë i duhen dhe ai më ka thënë se do të dalë ai dhe vëllai, Albano, me dy shoqe. Unë më pas shkova dhe tërhoqa shumën e parave që më kërkoi djali te banka. Kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë parash ua kam dhënë dy djemve. Më pas, shkova në banesën time, të cilën e sqarova më lart. Ndërkohë që kam qenë në banesë, dikush i Policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitesh tek objekti, i cili ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” , banesë private 3-katëshe, prapa shkollës “Sabaudin Gabrani”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionimit të kësaj banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur. Rreth orës 13:55, ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të Policisë, kam marrë në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë se kush janë punëtorët e kondicionimit që më ka sjellë. Mondi më ka thënë se paska bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri punëtorin, të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy djemtë e mi, Albano dhe Griseldo, në dijeninë time ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalëzit, në Durrës, me dy shoqet e tyre, të cilat nuk i njoh.’’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here