Nga kamarier në sipërmarrës restorantesh, kush është biznesmeni shqiptar që ka “rrëmbyer” çmimin e vitit në SHBA

0
365

Biznesmeni shqiptar Benjamin Prelvukaj është vlerësuar me çmimin e vitit 2019 në SHBA.

Prelvukaj një emigrant shqiptar që u transferua në SHBA dhe filloi karrierën e tij si një kamarier në “Steakhouse” me famë Peter Luger.

Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.

Në fillim ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mira në New York dhe tashmë është i pranishëm edhe në Japoni.

“Sot kam 4 restorante në New York dhe një në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam një restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri më tani”, thotë Prelvukaj.

“Unë nuk e kisha ëndrrën amerikane, por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”,  shprehet Prelvukaj, i cili tregon se shumica e punonjësve të tij janë shqiptarë.

“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar sepse dua të hap derën për rininë shqiptare në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë biznesmeni Prelvukaj.

Benjamin Prelvukaj është sipërmarrësi i ri ambicioz që themeloi Benjamin Steakhouse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here