Gjermanët negociatorë për tryezën Rama-Basha? Kreu i PD tregon rolin e ndërkombëtarëve dhe ç’do të bëjnë për të zgjidhur krizën

0
296

Kreu i PD pas takimit me ndërkombëtarët ka komentuar edhe negociatat e mundshme me kryeministrin Rama nëse Gjermania do të ishte negociatore. Sipas Bashës, ai do të vlerësonte dhe vlerëson interesimin gjerman. Ndër të tjera kreu i opozitës ka thënë se PD është në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“PD është në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në këtë rast vlerësojmë edhe interesin gjerman për të mundësuar që vendi ynë të mos mbetet mbrapa por të eci drejt BE. Pengesa kryesore është kapja e politikes dhe institucionet. 13 tetor është data kushtetuese e dekretuar. Tjetër tregues i kapjes së institucioneve nga Rama. KQZ e kishte detyrë kushtetuese të përgatiste terrenin për zgjedhje, Por ata kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin dhanë një tjetër provë se me Ramën nuk mund të ketë proces zgjedhor.”, ka thënë Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here