Donte të vriste nënën me silenciator, kush është 38-vjeçari emigrant i arrestuar në Lushnje?

0
422

Policia bëri të mundur të parandalojë një krim të rëndë në familje ditën e djeshme në fshatin Dushk të Lushnjës.

Një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive banale me nënën e tij, ka nxjerrë armën, me të cilën edhe mund të kishte qëlluar në drejtim të saj, në rast se Policia nuk do të kishte ndërhyrë në kohë.

Ndërkohë, sot sipas burimeve të policisë, mësohet se i arrestuari është shtetasi Edmond Kadiu, 38 vjeç, i cili kishte qenë për shumë vite emigrant dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ndërsa gjatë kontrollit të kryer në banesë, Policia ka gjetur një pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë. Sipas burimeve, mësohet se i arrestuari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Të paktën kështu ka deklaruar nëna e tij, gjatë dëshmisë që ka dhënë për Policinë, por edhe disa banorë të fshatit. Megjithatë pritet një akt ekspertimi mjeko-ligjor, për të përcaktuar nëse i dyshuari ka probleme mendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here