Në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu i PD, Lulzim Basha u pyet nëse do të ketë akuza për emra të tjerë nga Partia Socialiste përvec Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut.
“PD po shqyrton të gjitha rastet për dhjetëra individë me rekorde të garuar nga Rama, të kandiduar, janë pjesë e një procesi antikushtetues.
Por për të qëndruar te Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga prokuroria, dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si shtojcë e Ramës sa herë i duhet Ramës bën lëvizje propagandistike, pse hesht Arta Marku?
Këto heshtje tregojnë se Kajmaku u kandidua me dijeni dhe bekimin e Ramës kur ky i fundit dinte këto të vërteta që sot i di çdo shqiptar”, tha Basha për mediat.