Sezoni i ri televiziv në Klan pritet me shumë ndryshime. Është diskutuar nëpër media për disa largime dhe rikthime të tjera por ende nuk ka zyrtarizim të asnjë prej zërave. Ndërkohë lajmi se Marina Vjollca do i rikthehet ekranit të Klan është i vërtetë.
Së fundmi burime për “Neës31.al” kanë zbuluar detaje të reja mbi programin që ajo do të drejtojë.
Olsi Bylyku do t’i bashkohet kastit të aktorëve të “Duplex”. Ata do të “bashkojnë forcat” duke na sjellë një program totalisht të ri, fokusi i të cilit do të jetë argëtimi nëpërmjet humorit dhe muzikës. Programi do të jetë nën drejtimin e Marinës dhe do të transmetohet në të njëjtin orar që ka pasur “Duplex”, pra çdo të shtunë, në orën 20:00.
Ndërkohë që ende në pikëpyetje mbetet pjesëmarrja e Bes Kallakut në këtë program.
Duke parë kombinimin e personazheve, të cilët janë padyshim emra mjaft të njohur të ekranit, me siguri që surprizat janë të garantuara. Ne jemi gjithë sy e veshë duke pritur shtatorin.