Dorëzohet në KQZ dorëheqja e Valdrin Pjetrit, hapi i radhës që pritet të ndodhë

0
339

Është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqja e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës.

Mësohet se ka qenë kryetarja e këshillit, Brisela Kadia, e cila informoi mbi vakancën në krye të bashkisë.

Tashmë KQZ duhet të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie dhe do të hapë procedurat e kryebashkiakut të ri.

Pjetri dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas akuzave të PD se ky i fundit ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.

Sakaq, ai është tashmë nën verifikim nga Prokuroria, ndërsa ditën e sotme dha shenjat e gishtave në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here