“Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj të Shqipërisë”, revoltohet Kreshnik Spahiu: Denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet. E keni parë si hesht Berisha dhe Meta?

0
365

Memoriali i vendosur para disa ditësh nga ambasada turke pranë Parkut të Liqenit Artificial ka ngjallur shumë reagime të forta deri në irritimin për dëmtimin dhe prishjen e tyre.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu me anë të një postimi në rrjetin social ka reaguar ashpër ndaj lajmit që “disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatërruar memorialin e turqve të vrarë nga grushti shtetit kundër Erdogan”. Spahiu e dënon me forcë duke e quajtur këtë veprim një maskaradë që po tentohet: “Dhuna kundër varreve”.

“Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.

Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.

Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet”, theksoj ndër të tjera Spahiu.

Reagimi i plotë i Kreshnik Spahiut

Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varros 4 varrexhinjtë e Shqipërisë! 
Nga Kreshnik Spahiu* #shpërndaje 
Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatrruar memorialin e turqve të vrarë nga grushti shtetit kundër Erdogan.
Unë isha ndër të parët që shkrova dhe denoncova marrëveshjen PS-PD për ngritjen e këtij memoriali dhe jam sërish i pari që denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet: “Dhuna kundër varreve”
Të shkatërrosh varret nuk ka qënë dhe as do jetë traditë shqiptare por thjesht një frymë barbare.
Eshtrat e viktimave të luftës politike në turqi nuk kanë asnjë faj pse Rama-Berisha-Basha-Meta janë pa integritet, pa moral, pa atdhedashuri, pa përgjejgjshmëri, pa karakter dhe pa skrupuj.
E keni parë si hesht Sali Berisha që s’lë idiotizëm pa publikuar në facebookun digital?
E keni parë si hesht Meta që s’ka lēnë qen e mace pa dal foto në majë maleve dhe shkurreve këtë verë?
E keni parë si hesht Basha dhe luan me dy porta duke dërguar anëtarin e kryesisë dhe sekretarin me jashtë në varreza për solidarizim me Partinë Socialiste?
E keni parë si hesht Edi Rama për memorialin dhe del çdo mëmgjes foto nga bregdeti Jon?
Mos guxoni ti prekni varrezat turke se nuk e ndryshojnë ato Shqipërinë. Mos i prekni as varrezat turke dhe as greke.
Mos sulmoni lapidarët bullgar apo serb.
As tabelat maqedonase nuk na e kanë fajin.
Mos u ankoni për sheshet amerikane apo ruse në Bathore apo Kuçovë!
Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.
Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.
Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet.
Gjergj Kastrioti nuk luftoi kundër varreve turke por kundër një perandorie sulltanësh!
Varrosni sulltanë që të shpëtoni Shqipërinë!
#shpërndaje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here