E ekzekutuan në sy të fëmijëve, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët e vrasjes së Armando Gjinit, cila është pista kryesore ku po hetohet?

0
347

Disa ditë më parë, Armando Gjinin e ekzekutuan në Rrëshen në sy të fëmijëve të tij. Bashkë me dy fëmijët e tij të mitur, viktima ishte në makinë duke pritur bashkëshorten, pasi po merrte ushqime në një supermarket. Grupi hetimor po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë, të bizneseve përreth ku ndodhi ngjarja, dallohen dy persona të maskuar. Njëri prej tyre ka qenë në timon, e ndërsa personi tjetër ka qëlluar drejt Armando Gjinit.

Identifikimi i tyre është shumë i vështirë, pasi janë me kurriz nga kamera e sigurisë.

Dyshohet se vrasësit  janë paguar. Sipas gazetës “Panorama”, hetuesit kanë vendosur si pistë kryesore të shkuarën e viktimës, por problemet e shumta të Gjinit me borxhet apo dhe me një gjakmarrje të vjetër i komplikojnë hetimet.

Më 6 maj të këtij viti, eliminimi i Armando Gjinit u tentua me lëndë plasëse. Poshtë makinës së tij ishte vendosur një sasi eksplozivi, por që shpërtheu vetëm pas ndërhyrjes së forcave xheniere të Policisë së Shtetit.

Ndërsa më 12 maj të vitit të kaluar, Armando Gjini u arrestua nga Policia e Shtetit, bashkë me 17 persona të tjerë, si një nga pjesëtarët e grupit kriminal të baronit të drogës, i arrestuar në Turqi.

Gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjini u la në hetim në gjendje të lirë nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here