Dokumentet, ja si po vijojnë të rriten kreditë e këqija të “Veneto Banka”, brenda 1 muaji kaluan nga “Intesa Sanapolo” te SGA

0
493

Skandalet me falimentimin e “Veneto Banka” duket se nuk paskan fund. Edhe pse po bëhen dy vite që kur u kjo bankë u largua, sërish problemet vijojnë të jenë të freskëta. Gazeta prej javësh ka treguar me fakte masakrën dhe manipulimet që po bëhen me kreditë, duke bërë që shumë qytetarë të rrezikojnë pronat e tyre. Pas falimentimit, “Veneto Banka” kaloi të gjitha asetet dhe kreditë e mira te “Intesa Sanpaolo Bank”. Ndërsa kreditë e këqija i mori kompania italiane SGA, e cila kontraktoi në Shqipëri kompaninë Tranzit, për të mbledhur borxhet. Jo vetëm që nuk pati mbledhje borxhesh, por i gjithë fokusi ka qenë te sekuestrimi i kolateralit. Por skandali bëhet dhe më i madh, pasi të rrezikuar janë dhe shumë emra të tjerë të “Veneto Banka”, të cilët u kaluan si kredimarrës të mirë te “Intesa Sanapolo”. Një ditë më parë gazeta tregoi se si shteti italian do akordojë dhe 7 milionë euro të tjera mbi borxhet e “Veneto Banka” dhe sot po tregojmë se si vijojnë të rriten kreditë e këqija. Gazeta ka siguruar disa shkresa që “Intesa Sanpaolo” u ka dërguar klientëve, ku i informon se ata tashmë kanë hyrë në listën e zezë dhe nuk do jenë më problem i saj. Intesa u ka kërkuar që kreditë të mos i paguajnë më aty, por t’i kalojnë përmes llogarive bankare direkt te “Veneto Banca Albania SPA LCA”, që është në proces likuidimi. Në këto momente klientët janë në ajër dhe nuk e dinë realisht se kush dhe si është kreditori i ri i tyre. Pasi, teksa “Intesa Sanpaolo Bank” në Shqipëri u ka dërguar një letër detyrimi borxhi, sa hap e mbyll sytë u ka ardhur një tjetër letër. Këtë herë nga Italia, nga ana e “SGA spa” e cila papritur bëhet kreditori i ri i kredive të klientëve të “Veneto Banka sh.a”. Po si dhe me çfarë procedurash, këtë nuk e di askush. Me shumë siguri që sërish në lojë janë noterët e radhës. Do të jetë si një vit më parë Ermal Hamzaj apo Alket Mankçka këtë ende ne si gazetë nuk e dimë. Dimë vetëm që ky proces është i mbikëqyrur dhe certifikuar nga ana e Bankës së Shqipërisë. Do të shkruhet kjo në Deklaratat Noteriale si një vit më parë dhe që më pas Inskriptet të fshihen dhe të vendosen Inskripte të rinj, edhe këtë ende nuk e dimë. Duhet të presim. Do t’i bëjë këto ndryshime, plot 4 veprime aplikimesh dhe nëpërmjet kujt personi, kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë që lajmi më i ri është që dosja e këtyre procedurave tashmë ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme. Se si dhe përse do ta publikojmë në ditët në vijim. Italianët e shtetit, Likujdatorët e Falimentit dhe bashkë me ta edhe ata që pretendojnë të mbledhin kreditë e këqija, duket se në Shqipëri kanë mbështetje institucionale. Vjen kjo nga ana e Bankës së Shqipërisë apo partneri i tyre “off-shore” në Shqipëri, kjo mendojmë se është objekt hetimi për organet e prokurorisë. Një ditë më parë gazeta tregoi se shteti italian do japë dhe 7 miliardë euro të tjera dhe fakti që kreditë e këqija po rriten nga dita në ditë tregon qartë arsyen. Pra sa më shumë kredi të këqija të kemi, aq më shumë paguajnë italianët.

Kalimi i kredive nga SGA

Pas vendimit të qeverisë italiane, “Veneto Banka” kaloi te “Intesa Sanpaolo”, ndërsa në lojë hyri SGA. Kjo kompani vendosi të marrë kreditë e këqija në administrim. Por nga shkresat që SGA dhe Tranzit u kanë dërguar qytetarëve, figuron se në mes është sërish banka Intesa. Të gjithë klientë e klasifikuar me kredi të keqe, kanë marrë një shkresë ku ju kërkohet që brenda 10 ditëve të paguajnë detyrimet, ose ndryshe do u sekuestrohet prona. Atyre u është vënë në dispozicion një llogari bankare e SGA pranë “Intesa Sanpaolo Bank”. Por këtu lindin dhe pikëpyetjet. SGA nuk paguan asnjë tatim fitimi mbi paratë që merr nga klientët në Shqipëri. Të gjitha paratë kalojnë në llogari dhe transferohen në Itali. Por këtu anashkalohet dhe rregullorja e bankave. Banka e Shqipërisë ka nxjerrënjë rregullore, ku detajohen rastet se si një biznes hap një llogari bankare. Sipas rregullores që ka siguruar gazeta, nuk lejohet hapja e llogarisë për një Shoqëri Tregtare në Shqipëri pa QKR (QKB), Status Juridik, Vendim Gjykate, Akt Themelimi, Statut, Seli, Nr. Kontakti, etj. Por nga shkresa që u ka vajtur klientëve, u thuhet se duhet të paguajnë detyrimet te llogaria që ka SGA te “Intesa Sanpaolo”.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here