Shqiptarja rrëfen tmerrin e lidhjes jashtëmartesore, përdhunimi në grup deri në 20 burra njëkohësisht, policia arrestohen 5 persona

0
330

Pesë persona u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga policia italiane me akuzën e dhunës seksuale në grup dhe grabitje. Viktima është një grua shqiptare që jeton në zonën urbane të Corigliano në Corigliano Rossano në provincën e Cosenzas në Calabri.

Ato që zbuluan çështjen skandaloze të dhunës dhe torturave që kishin vazhduar për dhjetë vjet, ishin hetimet e nisura nga oficerët e Komisionit të Sigurisë Publike në Corigliano Rossano, të cilët punuan nën koordinimin e prokurorisë së Republikës në Castrovillari të drejtuar nga Eugenio Facciolla. Gruaja gjithashtu ishte detyruar të punonte si prostitutë.

Viktima kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një prej të arrestuarve, i cili më pas do ta përdhunonte atë së bashku me meshkuj të tjerë duke ushtruar edhe dhunë fizike.

Në disa raste ajo u detyrua të merrte mjekim në një spital në Romë dhe për t’u justifikuar me familjen, që nuk kishin dijeni për asgjë, thoshte se kishte një sëmundje të paspecifikuar që i shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Gruaja kishte heshtur gjithmonë nga frika se mund t’i ndodhte diçka burrit të saj dhe djalit që kur filloi kalvari i vuajtjeve ishte 5 vjeç. Dhunuesit e saj e kishin detyruar të heshtte duke kërcënuar të afërmit e saj me vdekje, të cilët nuk kanë ditur asgjë për vite me radhë.

Për më tepër, të arrestuarit i kishin zhvatur shuma të ndryshme parash duke e kërcënuar se do të publikonin pamjet që e tregonin gjatë akteve seksuale. Megjithatë, më 5 gusht, gruaja, e ezauruar, pasi iu tregoi historinë familjarëve të saj iu drejtua agjentëve të komisariatit të policisë Corigliano Rossano të cilët filluan hetimet e koordinuara nga prokurori publik Mauron Gallone nën udhëzimet e prokurorit Eugenio Facciolla i cili zbuloi historinë tronditëse të gruas.

Kështu u shfaq një periudhë e gjatë, gjatë së cilës viktima iu nënshtrua çdo lloj dhune. Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të dyshuarve, hetuesit gjetën 480 gram marijuanë, një peshore precize dhe një serë për kultivimin e marijuanës, si dhe mjete seksuale. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar subjektet e tjera që gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore janë bërë bashkërisht përgjegjës për dhunën seksuale ndaj gruas shqiptare. Pesë të arrestuarit, të gjithë nga Corigliano Rossano, u dërguan në burgun Castrovillari.

Presione fizike dhe psikologjike që vazhduan edhe nën kërcënimin me vdekje ndaj djalit 5-vjeçar të gruas, e cila në disa raste u detyrua madje të bënte prostitucion dhe t’i dorëzonte shumat e parave torturuesve të saj.

Një hetim i shpejtë që zgjati shtatë ditë nga momenti i raportimit të viktimës. Një denoncim që nxori në dritë një skenar të frikshëm. “E gjitha filloi me një aferë jashtëmartesore – thotë Cataldo Pignataro, drejtues i stacionit policor Corigliano Rossano – mes gruas shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë”.

“Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet shërbime dhe dhunë – vazhdon Pignataro – me takime seksuale dhe shërbime ndaj burrave të tjerë: kanë ardhur dhe e kanë përdhunuar viktimën edhe 20 njëkohësisht. Dhe në shtëpinë ku ndodhi tortura janë gjetur mjete për praktikat sadomazokiste”.

Hetimet u koordinuan nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone të cilët gjithashtu çuan në zbulimin, falë historisë së gruas, edhe të një plantacioni marijuane.

Videot dhe materialet fotografike të gjetura në shtëpinë e të arrestuarve nuk bënë gjë tjetër veçse konfirmuan historinë e viktimës. Hetimet nuk ndalen sepse shumë, të paktën njëqind meshkuj kanë abuzuar me të: hetuesit janë të vendosur t’i identifikojnë të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here