Avokati Spartak Ngjela thotë se largimi i opozitës së vjetër është një sukses pasi zhbllokoi përparimin e reformës në drejtësi.
“Kjo është një reformë që duhet të shpëtojë Shqipërinë dhe deri tani është në rrugë të mbarë, asnjeri nuk shpëton. Anti-reforma iku, gjithë vonesa është bërë nga ish-opozita. Ka ligje me 85, ka ligje me 94 ja ku e keni, sa ka ardhur opozita e re po mbarojnë të gjitha. Ishte suskes i madh largimi i tyre”, tha Ngjela në një intervistë.