Meta në panik nga rihetimi i bllokut 700 mijë eurosh, flet për videon me Priftin dhe zbulon arsyen e sulmit ndaj reformës, zbardh pazaret me Berishën

0
334

Presidenti Ilir Meta ka treguar dje në mënyrë indirekte arsyen e vërtetë të sulmeve ndaj reformës në drejtësi. Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Meta ka folur dje për videon e famshme me Dritan Priftin, ku u shfaq duke marrë 700 mijë euro. Në një intervistë për “Ora News”, ai u pyet për ngritjen e SPAK dhe frikën nga reforma. Por nuk thonë kot se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Meta përmendi videon e famshme për të treguar se ashtu si i mbijetoi asaj do i mbijetojë çdo lloj plani kundër tij. Por përmendja e kësaj video, me apo pa vetëdije, tregon frikën e Metës nga rihetimi i saj. “Tani do t’jua sqaroj përse jua përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj kimie edhe ju! Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? – më thotë doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij viti…”, tha ai. Në deklaratën e mësipërme, Meta ka treguar dhe pazaret me Berishën për fundin e kësaj çështje. Ai tregoi se si Berisha e telefonoi për të ndalur arrestimin. Por nuk u ndal me kaq. Me vetëdije ose jo, Meta e pranoi se ishte Berisha ai që e shpëtoi nga ndëshkimi. “Po. Kjo bëhet, – i thashë. – Sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë! Sepse po më thoshte që jo kanë çuar fshehurazi një ekspertizë në Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri këtu dhe të gjithë shqiptarët, ta dini edhe ju, ta dinë edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që jo nga kjo “Ramaforma”, por nga asnjë lloj drejtësie, amerikane, europiane, Ilir Meta nuk ka shqetësimin më të vogël”, tha ai.

Paniku i Metës

Por Meta u duk se ishte i alarmuar dhe nga deklarata e kreut të KLP, Gent Ibrahimi. Ky i fundit në një intervistë tha se SPAK nuk do tolerojë askënd dhe dosja që do kalojë e para aty është ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Por kjo nuk i pëlqeu Metës, i cili kërkoi që të mos gënjehen shqiptarët. “Nuk po them unë se me çfarë ta nisë. Nuk jap unë orientime se me çfarë ta nisë. Unë përgjigjem për Kushtetutën e Shqipërisë. Kur thuhej sa të ikë ky, do të bëhet nami. Tani themi sa të bëhet kjo. Gjërat janë të qarta: Prokurori i Përgjithshëm, që u zgjodh me 69 vota, u zgjodh që në bazë të veprimeve që do të bënte, pra të njëanshme për fat të keq, dhe ju e dini se sa kontestime ka pasur edhe për KLP-në, madje edhe ka, se nuk dua të hyj në çështje më të thella, të krijojë një KLP. Po SPAK-u nga do të dalë? Të krijohet nga kjo KLP. Pra nga Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shikojeni me logjikë këtë gjë! Shpresojmë që të bëjë mrekullira! Këtu do të jemi”, tha ai.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here