Thellohet akoma dhe më tej skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. Banka italiane kaloi kapitalet pranë “Intesa Sanapolo Banka”, por pas vetes la shumë abuzime dhe futi në mjerim mijëra shqiptarë që kishin marrë kredi aty. Gazeta tregoi ditët e fundit se si Banka e Shqipërisë nuk ka marrë asnjë masë ndaj klientëve të “Vento Banka”, duke lejuar që garancitë hipotekore të tyre të avullojnë. Sot po tregojmë një tjetër skandal, se si BSH la italianët të bënin gjithçka donin me punonjësit e “Veneto Banka”, klientët e tyre, ndërsa shmangën dhe ligjin duke ndërhyrëpërmes një kompanie që nuk ka seli në vendin tonë, për të mbledhur borxhet. Për çështjen në fjalë është angazhuar dhe Avokati i Popullit, por që dhe ai nuk ka arritur të japë zgjidhje. Gazeta ka siguruar ankesën e një qytetari pranë zonjës Erinda Ballanca, ku tregohen me detaje të gjitha shkeljet nga shitja e “Veneto Bank” dhe mbyllja e syve nga ana e guvernatorit Gent Sejko. Së pari, nuk janë marrë masa për shkarkimet masive nga puna, edhe pse qeveria italiane kërkoi që të mos ndodhte diçka e tillë. “Intesa Sanpaolo Bank” në Shqipëri nga viti 2017 deri në vitin 2018 zhvilloi intervista të ndryshme me stafin e Veneto Banka ku bëri edhe përzgjedhjet e saj profesionale edhe pse kishte si detyrim prej vendimit të Këshillit të Ministrave të Italisë të mos pushonte asnjë punonjës nga puna të këtyre bankave që bënin pjesë në Grupin Veneto Banka. Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri nuk realizoi gjithashtu një ekspertizë financiare nëse kishte punonjës të kredituar nga ana e Veneto Banka, për t’u krijuar atyre lehtësira në rast se do të humbisnin vendin e punës, ku me rrogën mujore si pasojë e performancës se tyre ata u kredituan nga Veneto Banka ku dhe paguanin këstet mujore rregullisht. “Nështator 2018, Intesa Sanpaolo Bank më komunikon “pushimin kolektiv nga puna” edhe pse kisha një eksperiencë pune relativisht të gjatëpranë Veneto Banka, plot 12 vjet e gjysmë (2006-2018)”, thuhet në ankesën e ish-punonjësit të “Veneto Banka”, me iniciale K.C.
Skandali me mbledhjen e borxheve
Gazeta ka treguar pak ditë më parë se kapitalet e mira i mori “Intesa Sanpaolo Bank”, ndërsa kreditë e këqija i kaluan kompanisë “SGA”. Kjo e fundit kontraktoi në Shqipëri kompaninë “Transit”, e cila sipas punonjësve të “Veneto Banka” ka kryer vetëm presione. “Ndërkohë që një shoqërie italiane që kishte si aktivitet të saj “mbledhjen e borxheve të këqija (debt collection), qeveria italiane i dha me VKM “bad bank” që quhet SGA spa dhe është me seli në Napoli të Italisë. Sipas SGA spa, prona ime e vendosur si kolateral pranë Veneto Banka sh.a në Shqipëri, ka kaluar në favor të kësaj Shoqërie Italiane që funksionon dhe operon me legjislacionin italian. Në Shqipëri kjo shoqëri italiane mbledhje borxhesh “SGA” spa, ka kontaktuar TRANZIT shpk, për tënjoftuar klientët apo për t’u bërëpresion me qëllim që të paguajnë paratë e kredive që kanë marrësi financime pranë ish-Veneto Banka sh.a., tashmë e falimentuar në Itali”, thuhet në ankesë.
Shkelja e kontratës
Sipas klientëve të “Veneto Banka”, neni 16 i kontratës shprehet qartë se banka duhet të njoftojë klientin në rast se kredia zhvendoset. Nuk ka ndodhur aspak kështu në këtë rast dhe përgjegjësia është e Bankës së Shqipërisë që duhet të sigurojë zbatimin e kontratave. Përveç kësaj, BSH është ajo që lejoi futjen e Tranzit dhe SGA për mbledhje borxhesh. Por SGA ka marrë kolateralet e gjithë kredimarrësve dhe ndaj saj nuk mund të merret asnjë mas ligjore. “Po kështu i jam drejtuar edhe Platformës për Bashkëqeverisje, ku kam marrë përgjigje se subjekti italian SGA spa nuk rezulton të jetë i regjistruar fizikisht në Shqipëri dhe nuk paguan detyrime tatimore, nuk ka një seli ku të ushtrojëaktivitetin e tij tregtar. Edhe kjo një tjetër shkelje e pastër e legjislacionit shqiptar për Shoqëritë Tregtare për të përligjur atë që ka si aktivitet kryesor të tij ky subjekt privat italian që në Shqipëri kërkon të mbledhë borxhet e klientëve shqiptarë”, thuhet në denoncim. Pra për të gjitha këto duhej të kujdesej BSH, e cila në vendimin e shkrirjes së “Veneto Banka” ngarkohet me detyrim të ndjekë me kujdes procesin. Po ashtu, punonjësit thonë se BSH ka kryer dhe inspektime, por që nuk ka marrë asnjë masë.
Kliti Topalli