Google search engine
Home Lifestyle Surprizon Stresi, menjëherë pas daljes nga burgu bën atë që nuk pritej...

Surprizon Stresi, menjëherë pas daljes nga burgu bën atë që nuk pritej (Kaq shpejt?!)

0
642

Mbrëmjen e kaluar reperi i njohur Stresi iu kthye skenave muzikore.

Pas një shkëputjeje disamujore Stresi doli para fansave më në formë se kurrë.

Këngëtari ishte i ftuar në koncertin “HB” që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në sheshin “Nënë Tereza” së bashku me disa artistë të tjerë si Cozman, apo Don Phenom.

Këngëtari kujtoi për fansat e tij disa nga këngët më të suksesshme dhe dukej që të gjithë të pranishmit mezi kishin pritur t’i dëgjonin sërish të performuara live nga Stresi.

Teksa reperi u ngjit në skenë të gjithë nisën të brohorisnin me të madhe dhe disa të tjerë e shoqëronin nga pas.

Gjatë gjithë performancës Stresi shoqërohej nga zërat e fansave të tij, të cilët kishin mësuar çdo tekst të këngëve të reperit.

Ky ishte koncerti i parë për Stresin pas daljes nga burgu dhe me siguri shumë të tjerë do të vijnë më pas.

Këngëtari u arrestua para pak muajsh nga policia pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë në një hotel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here