Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Medresesë në Tiranë, teksa një makinë është futur brenda një lokali në kryeqytet.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa nga pamjet që janë bërë publike ditën e sotme, mund të themi me plotë gojën se pasojat mund të kishin qenë tepër fatale.
Siç vihet, re nga pamjet e publikuara nga brenda lokalit, automjeti ka hyrë nga dera kresore, ndërsa të shumtë ishin klientët që ishin ulur në afërsi të derës së lokalit dhe kanë shpëtuar për një fije.
Sapo kanë parë automjetin duke u afruar, njerëzit janë ngritur dhe kanë vrapuar për të shpëtuar kokën.
Ata vihen re të trembur, duke vrapuar sa andej-këtej.
Veç dëmeve materiale, fatmirësisht automjeti nuk shënoi viktima apo të lënduar.