Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet njeriu më i rrezikuar sot është Presidenti Meta, i cili jo vetëm është në prag të shkarkimit por edhe në prag të burgut.
Menjëherë pas këtyre reagimeve ka ardhur një tjetër përgjigje nga LSI. Ka qenë Endrit Braimllari që i është përgjigjur sërish avokatit, po me një status në Facebook. Ish-deputeti ka shkruar se Ngjela duhet të sqarojë çfarë e lidh me Tofik Hykën.
Ai shkruan:
“Avokat “Spartaku” lëre komisionin hetimor të Ulsiut se Ulsiu do përfundojë vetë në komision hetimor po sqaro shqiptarët ç’te lidh ty me Tofik Hykën.”
Kujtomë se dy ditë më parë Braimllari kërkoi sqarime se çfarë lidhje ka Ngjela me vrasjen e Dritan Avdylajt.