Nuk u lejua të mbronte motrën ish-prokurore, KLGJ merr vendimin për gjyqtaren e Durrësit (EMRI)

0
485

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares Ema Gashi, motrës së ish prokurores Rovena Gashi.Statusi i gjyqtares u bë shkak që Ema Gashi të mos mbronte motrën e saj Rovena teksa Kolegji i Apelimit shqyrton kërkesën e kësaj të fundit për tu rikthyer në detyrë.

Rovena Gashi u shkarkua nga vettingu në një seancë ku ajo vetë nuk ishte e pranishme, ndërsa pranë Kolegjit të Apelimit kërkoi rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë.

Ema Gashi ishte gjyqtare në Durrës ndërsa prej më shumë se një viti ajo ndodhej me leje të dhënë nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here