Baton Haxhiu zbulon sa ditë i kanë mbetur Ilir Metës në Presidencë

0
349

Analisti Baton Haxhiu ka treguar se Presidentit Ilir Meta i kanë mbetur edhe pak ditë në zyrë. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, analisti është shprehur se Presidenti do të shkarkohet këtë muaj.

Biseda në studio

Arian Çani: Në ç’datë e shkarkon Rama Ilir Metën?

Baton Haxhiu: Është një procedurë që duhet të kalojë… Unë besoj që procedura e shkarkimit do përfundojë gjatë korrikut, shkarkimi do të ndodhi gjatë këtij muaji. Politikisht vendimin Parlamenti do ta marri për ta shkarkuar Ilir Metën.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here