Nis procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ashtu siç parashikohet në ligjin e miratuar disa javë më parë në Parlament, i pari që del në skaner është drejtori Ardi Veliu.
Sipas “Report TV” bëhet me dije se seancat dëgjimore me drejtuesit e Policisë do të zhvillohen tek Pallati i Kongreseve.
Gruaja që është vendosur në krye të trupës gjykuese që do të bëjë vlerësimin për policët është Ana Kapaj.
Komisioni gjithashtu do të përbëhet edhe nga Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Berdo.
































