Monika Kryemadhi është shprehur në ‘Kjo javë’ se LSI ka kohë për të vendosur nëse do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
Kryemadhi i bën thirrje PS të mbajë sa më shumë Ramën se kështu i shtohen më shumë anëtarët në LSI.
“Meta është një personazh që i ka qëndruar stabilitetit dhe zgjidhjes. Sjellja e tij është për të zgjidhur krizën e për të zgjidhur çdo lloj konflikti. 30 qershori është ilegjitim, nuk ka datë sepse ka një dekret të Presidentit. PS nëse s’ishte dakord duhet ta ankimonte në Kushtetuese, e cila nuk ekziston për shkak të Ramës. Pra, ne kemi një datë tjetër zgjedhjesh 13 tetori. A do hyjmë ne në këto zgjedhje? Ka kohë për të vendosur. Ne si front nuk e diskutojmë akoma datën 13 tetor ne zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. Ky zotëria nuk është aq i fortë, nuk është Mësia, është një minorancë e minoranës sepse PS është minorancë tani dhe Edi Rama është minoranca. Unë i them PS mbajeni sa më shumë Edi Ramën, se sa më shumë ta mbajnë ata Ramën aq më shumë më shtohen mua radhët tek LSI, te pakënaqur nga PS’, tha Kryemadhi.









































