Arratisja spektakolare nga burgu grek, zbulohet identiteti i shqiptarit (EMRI)

0
355

Është zbuluar identiteti i dy të burgosurve që u arratisën nga burgu i Avlonës mbrëmjen e djeshme.

Njëri prej tyre është shqiptari Albion Xhezairi, ndërsa i arratisuri tjetër është një shtetas sirian.

Ata kapërcyen gardhin e burgut dhe goditën një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut.

Pasi i pikasi gardiania ka hapur zjarr në ajër. Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Xhezairi dyshohet si është pjesë e të quajturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj. Ky i fundit i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here