“Djemtë e komunistëve kontrollojnë sot”, Ralf Gjoni lëshon deklaratën e fortë: Që nesër të…

0
384

Deputeti opozitar Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit tha se ende edhe sot institucionet kryesore shqiptare kontrollohen nga djemtë, vajzat, nipërit dhe mbesat e komunistëve. Ai tha se të gjithë ish-sigurmasat duhet të largohen nga institucionet.

“Sot ata përmes djemve dhe vajzave nipër vijojnë që të kontrollojnë hallkat kryesore të pushteteve dhe aktivitete kyçe, komunistët ndryshuan qimen dhe vijuan. Zoti Tufa vijoni punën, por kam një kërkesë nxirrni në pah lidhjet e asaj të shkuara me të tashmen e sotme, edhe ish-sigurmas dhe anëtarë që janë ende sot në vendimmarrje në Shqipëri. Pavarësisht thirrjeve të partnerëve për distancimin nga krimet e komunizmit, klasa politike e ka shmangur.

Pse PS-ja nuk angazhohet të dënojmë krimet e komunizmit? Regjimi i Hoxhës u ndërtua mbi vrasje dhe ekzekutime dhe shfarosjes së intelektualëve. Duhet të ndahemi nga e kaluara duke e dënuar. Politike të këtij vendi këtu vërtitet edhe kriza aktuale politike me disa përfaqësues në rrugë që bëjnë thirrje për dhunë dhe cenim të rendit Kushtetues. Që nesër në komisionin e reformës të fillojmë artiketeturën ligjore për Kodin Zgjedhor për një sistem të drejtë”. tha ai. 

Debati në Kuvend u shkaktua pas raportit për vitin 2018 të Agron Tufës, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here