“Pse doni të shkoni në burg?”/ Rama thirrje protestuesve: Basha e Kryemadhi do shkojnë në…

0
318

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat paralajmëroi dhe njëherë protestuesit “me burg”. Ai tha se protesta mund të arrijë gjithçka vetëm rrëzimin e qeverisë jo!

“Ata që janë në burg”- tha Rama- “sot dalin në gjyq dhe me siguri pyesin veten se për çfarë e bëra? Edhe ju të tjerët që i shkoni pas Bashës e Kryemadhit, pyesni veten: Pse doni të shkoni në burg?!”

Rama tha më tej se xhiroja e djeshme në boshllëkun e dëshpërimit të opozitës krijoi shqetësim e ankth për banorët, por me këto marshime qeveria nuk rrëzohet.

Ju bëj thirrje atyre që u shkojnë nga mbrapa humbësve kronikë të hapin sytë se nuk janë ata udhëheqësit e verbër që dëmtohen nga protesta. Nuk dëmtohen pushimet e tyre verore, nuk shpohen xhepat e tyre. Asnjëri prej tyre nuk humb të holla. Jeni ju që i ndiqni pas. Ju që keni gjithë të drejtën e zotit të mbështesni dikë tjetër. Por ama sot ka një gjyq për të arrestuarit e të shtunës. Janë të gjithë njerëz të zakonshëm. Të manipuluar! Ata me siguri do ta pyesin veten për këtë që bënë. Do pyesin veten: Kujt i shërbeva dhe çfarë fitova? Dhe të tjerët pas tyre duhet ta pyesin veten: Për kë po shkojnë të vënë zjarr dhe të përballen me ligjin? Do përmirësohet ekonomia, vendi ku jetoj? Jo s’ka shans vetëm do përkeqësohet.

Ata (Basha, Kryemadhi. etj) flenë në shtëpitë e tyre pasi mbarojnë punë me nxitjen e urrejtjes. Është një pyetje që të gjithë duhet t’ia bëjnë vetes: Për kë po dalin në protestë?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here