Google search engine
Home Aktualitet ‘Berisha gaboi rëndë, sakrifikoi partinë për të shpëtuar veten’, nuk përmbahet Spartak...

‘Berisha gaboi rëndë, sakrifikoi partinë për të shpëtuar veten’, nuk përmbahet Spartak Ngjela dhe nxjerr prapaskenat: Edhe kryeministri ka frikë nga…

0
342

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se revolta mbarëkombëtare e Sali Berishës, dështoi dhe sipas tij Rama po përpiqet ta shpëtojë sepse ka frikë për lidershipin e ri që mund të dalë nga PD.

“Brezi i ri i të djathtës klasike shqiptare ka studiuar i gjithi jashtë, në Perëndim. Dhe sot është në nivel shumë të lartë. Ata duhen grupuar urgjentisht në lidershipin e Partisë Demokratike. Nëse Berisha e bën këtë, Partia Demokratike fiton që në këto zgjedhje. Po, a e bën dot Berisha këtë. Nuk ka rrugë tjetër, se çdo shmangie nga kjo rrugë e zhyt Berishën në humnerë’, shprehet avokati.

Komenti i plotë nga Ngjela:

Amerika i mundi të dy: edhe Berishën, edhe Ramën.

Rruga e revoltës mbarëkombëtare e Sali Berishës, dështoi. Rama tani po vjen vërdallë për të “shpëtuar” Berishën se ka frikë me tmerr se mos del lidership i ri në Partinë Demokratike.

Pyetja është: A do t’ia dorëzojë Sali Berisha të djathtës klasike Partinë Demokratike?

Kjo në fakt është e vetmja rrugë pragmatike për lehtësimin e të ardhmes së Sali Berishës.

Berisha gaboi rëndë kur Partinë Demokratike nuk e la në dorë të së djathtës antikomuniste. Tani është në fakt Berisha ai që ndodhet në pasojën e gabimit të tij. Rruga e tij dështoi.

Brezi i ri i të djathtës klasike shqiptare ka studiuar i gjithi jashtë, në Perëndim. Dhe sot është në nivel shumë të lartë. Ata duhen grupuar urgjentisht në lidershipin e Partisë Demokratike

Nëse Berisha e bën këtë, Partia Demokratike fiton që në këto zgjedhje. Po, a e bën dot Berisha këtë. Nuk ka rrugë tjetër, se çdo shmangie nga kjo rrugë e zhyt Berishën në humnerë.

Politika amerikane i mundi që të dy: edhe Ramën, edhe Berishën. Deri tani Berisha donte të sakrifikonte partinë për të shpëtuar veten. Gabim trashanik!

Tani është koha që Partia Demokratike, e ristrukturar djathtas dhe me perëndimorët e ngritur kulturalisht të së djathtës historike shqiptare, e lehtëson shumë gjendjen me rrezik të Sali Berishës.

Po, a është në gjendje ta kuptojë Berisha këtë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here