Rikthimi i Mynyr Konit në detyrë, Presidenca i përgjigjet Shahinit: Mbaj përgjegjësi, jo retorika boshe

0
311

Menjëherë pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini deklaroi se ishte e zhgënjyer nga vendimi i presidentit Ilir Meta, i cili i refuzoi kërkesën për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Menjëherë pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili thotë se si asnjëherë më parë presidenti ka folur me argumenta ligjorë.Blushi i kërkon Shahinit të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here