Pjesëmarrje masive që shkon deri në 15 mijë qytetarë/ Papa Françesku me “papamobilin” e tij arriti në sheshin “Maqedonia” (video)

0
383

Papa Françesku  sot paradite arriti në shesin “Maqedonia”, në Shkup ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

Papa në shesh  erdhi me “papabomilin” e tij  duke u përshëndetur me qytetarët dhe me besimtarët.

Ai në sheshin në Shkup do të mbajë meshë në të cilën do të marrin pjesë rreth 15.000  qytetarë.

Kryetari i Kishës  Katolike të Romës  paraprakisht pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno”, ndërsa më pas në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës u taku edhe me liderët e komuniteteve fetare dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë  do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here