Ndryshimet në Kodin Penal, Rama paralajmëron: Kush cënon sigurinë ushqimore do të dënohet deri në 15 vite burg

0
277

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje procesin e konsultimit për ndryshimet në Kodin Penal. Qeveria ka vendosur të ndryshojë shumë nene, sa i takon sigurisë ushqimore, dhunës për shkak të detyrës, sigurisë në sport, bllokimit të rrugëve, etj. Dje kryeministri ka zhvilluar një tryezë diskutimi dhe u ndal te debati i ditëve të fundit, mbi sigurinë ushqimore. “Nuk dua të hyj në shumë detaje dhe boshllëqe por dua të them shumë shkurt se prodhimi i rrezikshëm që dëmton veten dhe të tjerët sot referohen dhe janë faktikisht 65 materiale të tilla dhe përfundojnë në kosh. Këtu ne jemi të vendosur që të vendosim në Kodin e Ri penal në ndëshkimin me heqje lirie, me ndalimin e përjetshëm të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe me dëmshpërblimet përkatëse. Edhe tregtimi i mallrave jashtë afatit të përdorimit do të ndëshkohet me ligj. AKU ka konstatuar tregtimin e mallrave jashtë afatit dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë. Për prokurorinë kjo nuk përbën një çështje. Mashtrimi me produktet është një tjetër sektor ku ne do të bëjmë një ndryshim të qenësishëm. P.sh produktet e qumështit që përmbajnë produkte të tjera do jenë pjesë e Kodit Penal. Këto janë kaluar me gjoba qesharake”, tha Rama. Ai u shpreh më tej se pjesë e Kodit Penal do bëhet dhe heqja e elementëve të sigurisë nga produktet ushqimore.

“Do shkojnë deri në 15 vjet burg. Kush merr përsipër të prodhojë, eksportojë dhe importojë ushqim duhet ta dijë se po futet në një sektor me detyrimin për të mos cenuar shëndetin e konsumatorit”, tha ai. Kryeministri tha se “fermeri shqiptar duhet të dalë nga rrethi vicioz i prodhimit të qumështit në shtëpi dhe tregtimit të tij në rrugë me shishe plastike. Biznesi i vogël, i mesëm apo i madh duhet të kuptojë se në këtë sektor këtë sektor, siguria ushqimore stimulon konkurrencën. Mungesa e sigurisë ushqimore stimulon konkurrencën e paligjshme dhe të pandershme që pengon ata që investojnë për të rritur gjedhë, prodhuar e përpunuar qumësht apo produkte të tjera blegtorale, sepse pengohen që të jenë pjesë e një sistemi rregullash loje”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here