Aksion ‘blic’/ I kërkuar nga Belgjika si pjesë e organizatës kriminale, kush është 27-vjeçari shqiptar i arrestuar sot në Kurbin

0
440

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Kurbin. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë E.K., 27 vjeç.

Arrestimi i tij u bë për llogari të drejtësisë belge, pas finalizimit të operacionit i  koduar “Adriatiku”.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim dhe gjykata kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i  koduar “Adriatiku”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si  rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Adriatiku”, për kapjen e një pjesëtari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Në bazë te informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar,  u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit  E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here