Ish-dekani Ilo Mele është dhunuar sot nga 2 persona. Ai ka folur për Fax News lidhur me këtë ngjarje të rëndë. I shtruar në spital dhe me 8 qepje në kokë ai është shprehur se është dhunuar për çështje pronësie dhe kërkon te dënohen autorët.
“Jam dhunuar barbarisht me sende te forta. Per çështje pronësie. E kam me dokumentacion të rregullt. Me kanë goditur në kokë dhe jam me trauma. Regjim shtrati. Kam shpëtuar mrekullisht. Jetoj prej vitesh ne Tiranë. Kërkoj të dënohen autorët. Janë bashkëfshatarët e mi. Nuk kanë asnjë te drejtë mbi pronën time.”
Sipas burimeve policore Mele është rrahur brutalisht nga 2 persona dhe ka 8 qepje në kokë, deri më tani shkak janë konfliktet e pronësisë.
Për kë ngjarje policia ka arrestuar dy persona në Kolonjë pasi dyshohet se janë autorët e dhunimit të ish-dekanit.
A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam të Kolonjës janë vënë në pranga.
Pas ngjarjes I.M u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.