Gjermania apel Bashës e Kryemadhit: Merrni pjesë në zgjedhjet vendore, tregoni përgjegjshmëri ndaj atyre që ju kanë votuar

0
388

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz ikë bërë dje thirrje opozitës që të mos bojkotojë zgjedhjet vendore. Gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, palët rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019. Qeveria Federale do ta mbështesë AHC-në me fonde të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”. Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate subvencioni në Ambasadën gjermane, ambasadorja Schutz deklaroi se duhen zgjedhje sa më të drejta.

“Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit/et të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”, tha ajo. më tej shefja e ambasadës gjermane e barti të artë se nuk duhet të ketë bojkot më 30 qershor dhe të gjitha palët duhet të bëhen pjesë e procesit zgjedhor. “Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit. Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, tha ambasadorja.

Më herët ishin në Tiranë Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Edhe ata kërkuan të mos ketë bojkot të zgjedhjeve. “U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim”, thanë ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here